Princi Charls i Anglisë ka vendosur të takojë presidentin amerikan, Donald Trump gjatë një vizite zyrtare të presidentit në Britaninë e Madhe muajin e ardhshëm, raportoi CNN.


Përballja mes tyre paraqet edhe rreziqet nga pikëpamje diplomatike, pasi princi është një përkrahës i vendosur i luftës kundër ndryshimeve klimatike, ndërsa Trump ka qenë gjithmonë skeptik rreth emergjencës klimatike.


Takimi mes Trump dhe princit trashëgimtar britanik u vendos për pasditen e 3 qershorit, në shtëpinë e Charlsit.


Etiketa: