LOZANË– Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry u takua sot me shefin e diplomacisë iraniane, Mohammad Javad Zarif, për një përpjekje të fundit në kuadër të arritjes së një marrëveshjeje historike për programin bërthamor të Teheranit.

”Dy ministrat dhe ekipet e tyre të negociatorëve ishin mledhur në një sallë të vogël të gatshëm për disa orë bisedimesh”, njoftuan gazetarët dhe fotografët.

Ernest Moniz, sekretari për Energjinë në administratën amerikane dhe Ali Akbar Salehi, që drejton Organizatën iraniane të energjisë bërthamore, morën pjesë gjithashtu në këtë takim.

Dy krerët janë parë dje të negociojnë për detajet teknike për një limitim të programit bërthamor iranian.

Irani dhe fuqitë e grupit 5+1 (SHBA, Rusi, Kinë, Francë, Britani e Madhe dhe Gjermani) kërkojnë të bien dakord deri në fund të muajit për një marrëveshje me objektivin për të përfunduar deri në fund të muajit qershor negociata e ndërmarra në vitin 2003.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: