Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka publikuar video dhe foto, të cilat sipas saj janë kundërpërgjigje për mashtrimet e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

Vokshi shprehet se materialet e publikuara tregojnë se takimi i Veliajt me banorët e Astirit në bashki është një mashtrim, pasi aty siç shton ajo ishin  disa policë bashkiakë.

Ajo tregon se polici i prezantuar si banor i Astirit është Gazmend Vathi, ndërsa ky i fundit shfaqet duke konfiskuar disa kokoshka në videon e shpërndarë nga përfaqësuesja e PD-së.

Postimi i plotë:

“POLICIA BASHKIAKE – FYTYRA E VËRTETË E ERJON VELISË. Ditën bën aktorin nën rregjinë e Erion Veliajt dhe shfaqet në bashki si protestues, bashkëpunues i Unazës së Re….natën shfaq fytyrën e vërtetë të Erion Veliajt, atë të gjobëvënësit të dhunshë për më të pambrojturit.

Personi në foto dhe video është profili tipik i policit bashkiak të Erion Veliajt. Ai quhet Gazmend Vathi e po gjobit një shitës kokoshkash.

Me gjakftohtësi, në shkelje të ligjit, në ditën që duhet të ishte festë për të gjithë Shiptarët-festën e Flamurit i vë gjobë shitësit ambulant. Por, polici i Veliajt nuk mjaftohet me kaq, me policët e tjerë bashkiakë që sillen si banditë, i sekuestron edhe mallin dhe korrocën e kokoshkave duke lënë një tjetër familje e fëmijë pa ushqim.#Propaganda dhe #mashtrimi është alternativa e vetme e Erion Veliajt. #ErjonVeliajNukËshtëKryebashkiakuQëMeritojmë”, shkruan Vokshi.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb