TIRANE

Në takimin prej 2 orësh me studentë e pedagogë të Universiteti Bujqësor të Tiranës, kryeministri  Rama duket se bëri lëshimin e parë ndaj studentëve, atë të përgjysmimit të tarifave.


“Ma thoni një gjë që e kam thënë e kam harruar dhe se kam mbajtur. Në 2013 thash do bëjmë 0 imputet bujqësore për fermerët, u deshën 5 vjet, por e bëmë, asgjë nga ato që kam thënë nuk i kam thënë. Nuk bëhen të gjitha përnjëherë. Asnjë nga gjërat që kam thënë se kam thënë për të gënjyer njeri. Por ka edhe gjëra që nuk realizohen, pyesni prindërit, i kanë realizuar të gjithë planet. Ama dialogu duhet patjetër. Unë nuk di, psh si rritet pesha e votës, si bëhet. Unë ju them se ka asnjë vend i Botës, ma gjeni ta bëjmë edhe ne. Kurse për gjërat që janë në dorën tonë, patjetër. Psh T’ju pyes që sot Kur i paguani ju tarifat, pjesën tjetër kur e keni? Në janar.. në janar s’do i paguani, po jua them sot,Në janar ju do të paguani 50 % më pak të tarifës të gjithë . Ja ta thash një, nqs do vini në janar do ju kërkojnë,

Do refuzoni të paguani në janar tarifën më shumë se 50 % të asaj që duhet të paguani, kaq di t’ju them unë. Do ta refuzoni, nëse ju thonë do ta paguash do i thoni jo nuk e paguaj. “ u shpreh Rama.


Po një prej studentëve ndërhyri duke thënë se kjo është ajo c ka kërkojnë studentët, ndërsa i kërkoi kryeministrit një deklaratë zyrtare.


“Deklaratë zyrtare ty nuk të bëj unë. As ty dhe askujt, sepse ne jemi këtu partner. Ti nuk më ke marr peng mua që dashke deklarata zyrtare. Ti dhe gjithë ata që ti mësojnë ty këto gjëra. Jam këtu me zë e figurë. Deklaratë zyrtare që të shkosh të bësh ti festat, kjo nuk ndodh nuk është kjo demokracia. Nëse do ju thotë universiteti ore, se ka bërë qeveria këtë juve do paguani tarifat, atëherë pastaj Bujrum hajdeni prap atje.Se kur do ia paguajmë ne pastaj universitetit, është puna jonë, po ju s’do ta paguani.  Do bëjmë marrëveshje me universitetin, do i themi PO tarifat për gjithë studentët do jenë 50% më pak. Ndërkohë ne po punojmë ata me 10, me 9 me 8 me ndihmë ekonomike . dhe pasi ta artikulojmë do i themi universitetit, Urdhëro!. Deshët një pikë, ja në janar keni provën. Po ju thanë do ta paguani.. “ vijoi me tej Rama.

Rama bëri një sqarim për studentët për njërën prej pikave që ata kërkojnë, përgjysmimi i tarifës.

“Pika parë thotë përgjysmim tarifash? Ok. Tarifat janë pjesë e kostos, por ta dini asnjë student nuk paguan më shumë se 50% të tarifës. Tani i bie të paguani 25%.

Po si do i themi biznesmenëve e familjarëve që nga tarifat tuaja do paguajmë për ata që marrin katra në universitet. Atyre që janë me 9 ose 10, i themi, ne do ju paguajmë 100% tarifën shteti. Kush merr 8-9 pse 50%, do e paguajmë më shumë.

Kush vjen nga familje në nevojë, t’ja paguajmë 100%. Po mfal ti vjen në universitet, merr paratë e prindërve, rri në kafe, se kafet janë tumllas, më shumë ka në kafe se në auditor, do që të të paguajë shoqëria ty që ti të marrësh 4-5 dhe në fund fare të dalësh si gjithë të tjerët, madje të jesh dhe doktor shkencash,” tha Rama.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: