PARIS- Një takim për samitin kushtuar sigurisë të brendshme do të zhvillohet sot në Elyse, pas një mobilizimi historik në Paris dhe në të gjithë Francën kundër terrorizmit islamanik që ka zhytur në zi vendin.

Përballur me një kërcënim më të pranishëm se kurrë të atentateve të tjera, presidenti François Hollande mblodhi kryeministrin Manuel Valls, ministrat e Brendshëm, Bernard Cazeneuve dhe të Drejtësisë Christiane Taubira, si dhe zyrtarë të shërbimeve të sigurisë.

“Franca është ende e kërcënuar”, theksoi të premten presidenti francez, ndërkohë që qeveria pranoi dështimin në garantimin e sigurisë së vendit, angazhuar në disa operacione kundër lëvizjeve xhihadiste.

Të paktën 3,7 milionë manifestues në mbarë Francën, 1,6 milionë në Paris, sipas Ministrisë së Brendshme, parakaluan, pa asnjë incident, për të shprehur refuzimin e tyre kundër terrorizmit islamik që goditi për tre ditë zemrën e kryeqytetit.

(ma.ar/afp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: