Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, ka marrë pjesë në një darkë darkën miqësore të organizuar nga Senatorët James Lankford dhe Mike Lee, sëbashku me kongresmenë dhe deputetë të disa shteteve.

Bardhi shkruan se kanë biseduar dhe për Shqipërinë, diskutime të cilat janë u fokusuan te nevoja për luftë reale ndaj korrupsionit dhe mungesa e zhvillimit ekonomik.

“Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë në darkën miqësore të organizuar nga Senatorët z. James Lankford dhe z. Mike Lee, sëbashku me kongresmen dhe deputetë të disa shteteve.

Bisedat për Shqipërinë përqendrohen gjithmonë tek nevoja për luftë reale ndaj korrupsionit dhe mungesa e zhvillimit ekonomik, që po detyrojnë të rinjtë të braktisin vendin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm për të nxitur Shqipërinë në përmbushjen e standarteve për anëtarësim në Bashkimin Europian, si një mundësi reale për më shumë zhvillim ekonomik dhe një vend me demokraci funksionale”, shkruan Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb