Kandidatja e koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në listë të hapur për Qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi, vijon turin e saj elektoral duke prezantuar programin e PD.
Në takimet me qytetarët, Çupi shprehet se programi i PD është për të gjitha mosha dhe interesat.
Duke shtuar më tej se qeveria e ardhshme, nëse demokratët fitojnë zgjedhjet e 11 majit, do të bëjë të mundur uljen e çmimit të energjisë, uljen e çmimit të karburantit dhe rritjen e pagave.
Postimi i Dhurata Çupit:
Në çdo familje.
Programi i Partisë Demokratike për të gjitha moshat dhe interesat. Rininë, të punësuarit, bizneset, pensionistët. Për mirëqeverisjen e Shqiptarëve.
Ulje e çmimit të energjisë
Ulje e çmimit të karburantit
Rritje e pagës mesatare
Voto Partia Demokratike
Voto Dhurata Çupi Tyli
(BalkanWeb)