Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla thotë se mbizotëron fryma pozitive në mbështetje të fillimit të bisedimeve mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë.

Pas takimeve në Vjenë me presidentët e parlamente të vendeve anëtare të BE-së, Balla shprehet optimist për një përgjigje pozitive në qershor. Sipas tij, ky ishte mesazhi në ditën e parë të Samitit të Presidentëve të Parlamenteve Europiane.

POSTIMI I PLOTË
Mbizotëron fryma pozitive në mbështetje të zgjerimit dhe fillimit të bisedimeve për anëtarësim mes ?? dhe ??+??. Ky ishte mesazhi gjatë ditës së parë të Samitit të Presidentëve të Parlamenteve Europiane. Nesër miratohet deklarata e Konferencës @OeParl #EUSpeakersConference
Parlamentet kanë një rol të rëndësishëm në shqyrtimin e rekomandimit të Komisionit Europian për fillimin e negociatave. Në disa vende anëtare si Gjermania apo Holanda konsultimi i qeverisë me parlamentin është i detyrueshëm, përpara sesa të shprehen në Këshillin Europian.

Balla Twitter
Balla Twitter

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb