TIRANE – Pak para nisjes së takimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me krerët e partive aleate, BalkanWeb ka mësuar ditën se kur do të bëhet protesta e paralajmëruar e janarit.

Gazetarja Elda Menga bëri me dije se protesta do të zhvillohet më 27 janar, vendim i cili sipas burimeve në PD, u mor gjatë takimit një ditë më parë të kryedemokratit Basha me kryetaren dhe kreun e grupit të LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili.

Këtë vendim Basha pritet t’ua komunikojë edhe aleatëve, në takimin që pritet të nisë.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Basha zhvilloi një takim në selinë e PD edhe me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi si dhe me Petrit Vasilin, që zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: