TIRANE- Zbardhet takimi mes Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe ambasadorit në ikje të SHBA-ve Donald Lu. Mësohet se Xhafaj dhe Lu diskutuan mbi domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit dhe sukseset e përbashkëta të arritura, si: reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar, reformimi në proces i Policisë së Shtetit etj.

Ambasadori amerikan Donald Lu gjatë takimit shprehu vlerësime për bashkëpunimin dhe rolin e ministrit Xhafaj, në kohën kur drejtonte Komisionin parlamentar për Reformën në Drejtësi në kuadër të luftës që Shqipëria po bën kundër krimit të organizuar në tërësi dhe kultivimit të narkotikëve në veçanti.

Po ashtu gjatë takimit u fol për bashkëpunimin e Policisë shqiptare me agjencitë DEA dhe FBI. Bashkëpunimi me Prokurorinë dhe nevoja për thellimin e këtij bashkëpunimi ishte një tjetër pikë e diskutimit.

Mësohet se një tjetër pike me interes nga të dyja palët ishte dhe Vetting-u në Policinë e Shtetit, ku Ministri informoi për ecurinë e procesit. Gjithashtu u fol për implemtimin e sistemit ‘PISCES’ të hyrje-daljeve në Pikat e Kalimit Kufitar, i cili do të integrohet bashkë me sistemin aktual ‘TIMS’, në kuadër të menaxhimit të integruar të kufijve, për të rritur elementët e sigurisë.

Lu shoqërohej nga zv.ambasadorja e re Leyla Moses-Ones dhe përfaqësues të agjencive ligj zbatuese pranë kësaj ambasade. Padyshim që në fund nuk mund të mungonin edhe dhuratat që dy palët shkëmbyen me njëri-tjetrin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb