Presidenti Donald Trump dhe diktatori koreano-verior Kim Jong-un zhvilluan një ditë bisedimesh në Singapor duke nënshkruar atë që lideri amerikan e quan një dokument me shumë rëndësi.

Trump nuk dha detaje në lidhje me përmbajtjen e dokumentit, vetëm bëri të ditur se është i një rëndësie të madhe.

“Njerëzit do të impresionohen. Do të jenë shumë të lumtur që ne do të kujdesemi për një problem madh e shumë të rrezikshëm për botën. Dua të falënderoj liderin Kim. Shpenzuam shumë kohë bashkë sot,” tha Donald Trump.

Neither man smiled during the formal photo, taken on a red carpet in front of alternating American and North Korean flags

Ky i fundit gjithashtu u shpreh se ishte shumë i gatshëm të priste Kim Jong-Un në Shtëpinë e Bardhë pas bisedimeve të sotme: “Kjo ditë do të na çojë në takime më të shpeshta, është një nder të jem me ty sot”.

“Nuk ishte e lehtë të vije këtu. Paragjykimet e vjetra kanë ndaluar takimin tonë. Por ne i tejkaluam të gjitha, dhe jemi këtu ku jemi sot duke shtrënguar duart me njëri-tjetrin,” tha Kim Jong-Un.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: