Një ditë para takimit historik mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, ku i fundit ka mbërritur në Singapor nën masa të mëdha sigurie.


Dhjetëra truproja shihen duke vrapuar pas limuzinës ku ndodhej Kim Jong Un në aeroportin Changi.


Raportohet se Kim është duke qëndruar në hotelin Regis, ndërsa grupi që e shoqëron përbëhet nga më shumë se 20 vetura, përfshirë edhe një autoambulancë.


Kujtojmë se edhe gjatë takimit që zhvilloi me presidentin e Koresë së Jugut pak kohë më parë, truprojat e Kim Jong Un u panë duke vrapuar pas limuzinës ku udhëtonte lideri i tyre.

(d.d/BalkanWeb)

Etiketa: