Ambasadorja izraelite në Tiranë, Galit Peleg, në studion e emisionit ‘Log.’ të gazetarit Endri Xhafo në News24, ka folur për raportet që ka kryegjyshi botëror, Edmond Brahimaj, me izraelitët.

Madje është raportuar edhe për një takim të Baba Mondit me Presidentin izraelit Herzog, gjatë vizitës që pati në Tiranë.

Ambasadorja Peleg duke zbardhur detaje tha se ka pasur një “shtrëngim duarsh”.

 “Kishim një ceremoni atje, ftuam Presidentin të vendoste kurorë te monumenti së bashku me Kryetarin e Bashkisë Veliaj, dhe ftuam përfaqësuesit e të gjitha bashkësive fetare, të gjitha komunitetet fetare në Shqipëri për t’u bashkuar me ne. Dhe ky ishte e vetmi moment kur ai u takua me të. I dha dorën, kaq, nuk pati takim. Është një mit. Dhe besomëni, sepse isha me Presidentin, për çdo sekondë të vizitës së tij isha me të”, tha ambasadorja izraelite.

Më thatë se keni një vlerësim për të, por çfarë mendoni për kryegjyshin Edmond Brahimaj, i njohur edhe si Baba Mondi? Përse ai ka marrëdhënie të veçanta me izraelitët deri në atë pikë sa edhe Presidenti Herzog u takua me të?

Ambasadorja – Meqë bëra programin e presidentit Herzog dhe e shoqërova nga çasti që zbriti nga avioni deri sa u nis, mund t’ju them se Presidenti Herzog u takua me Baba Mondin te monumenti për përkujtimin e Holokaustit, së bashku me përfaqësuesit e të gjithë udhëheqësve fetarë. Kishim një ceremoni atje, ftuam Presidentin të vendoste kurorë te monumenti së bashku me Kryetarin e Bashkisë Veliaj, dhe ftuam përfaqësuesit e të gjitha bashkësive fetare, të gjitha komunitetet fetare në Shqipëri për t’u bashkuar me ne. Dhe ky ishte e vetmi moment kur ai u takua me të. i dha dorën, kaq, nuk pati takim. Është një mit. Dhe besomëni, sepse isha me Presidentin, për çdo sekondë të vizitës së tij isha me të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb