Edmir Çekrezi, organizatori i takimit të kreut të PD Sali Berisha me shqiptarët në Brescia të Italisë, ka reaguar në rrjetet sociale.

Çekrezi shprehet se më 11 maj, diaspora do të zgjedhë atdheun, Shqipërinë Madhështore. Ai shton se shqiptarët janë të bindur dhe do të votojnë për një Shqipëri pa krim e korrupsion.

Postimi i Edmir Çekrezit:

Pritja madhështore e diasporës shqiptare për kryetarin e PD, Prof. Dr. Sali Berisha në Brescia. Më 11 maj Diaspora do të zgjedh atdheun, do të zgjedh Shqipërinë Madhështore, jo tallavanë, jo krimin, jo korrupsionin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb