Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka theksuar se tensionet në Ballkanin Perëndimor janë në rritje dhe ka kërkuar që procesi i zgjerimit të BE-së të vazhdojë.

Kallas e bëri këtë deklaratë para takimit të Këshillit për Punë të Jashtme, që po mbahet në Luksemburg, duke theksuar se është e domosdoshme të ketë histori suksesi për të ruajtur stabilitetin në rajon

“Ne shohim se po rriten tensionet dhe definitivisht duhet të lëvizim me procesin e zgjerimit. Kjo është diçka e prekshme dhe vërtetë na duhen histori suksesi,” tha Kallas, duke nënvizuar rëndësinë e përparimit të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ndërkohë,  shefja e diplomacisë  nuk përmendi shtetet konkrete ku tensionet po rriten, por e gjithë vëmendja është përqendruar në Bosnje e Hercegovinë, ku autoritetet e entitetit të Republikës Sërpska kanë ndërmarrë veprime që kanë rritur shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare për mundësinë e shkëputjes së këtij entiteti serb nga Bosnja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb