Rudina Hajdari e cilëson të turpshme faktin që Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar nënkryetarin e LSI-së Petrit Vasili.

Në një postim në “Twitter”, Hajdari shkroi sot, ditë e cila është heshtje zgjedhore se “Presidenti jonë takohet me nënkryetarin e LSI-së dhe ish- nëpunësin e tij se nuk takon dot gruan e tij si kryetare e LSI-së”.

“Sa turp! Presidenti jonë takohet me nënkryetarin e LSI-së dhe ish nëpunësin e tij se nuk takon dot gruan e tij si kryetare e LSI-së, ndërkohë nuk ka bërë asnjë tentativë për tu takuar me asnjë deputet të opozitës brenda Kuvendit të Shqipërisë dhe pretendon se është i paanshëm”, shkruan Hajdari në Twitter.

Rudina Hajdari Twitter
Rudina Hajdari Twitter

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb