Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar për foton që kryeministri Edi Rama shkrepi me Shefin e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump. Ai i bën thirrje shefit të qeverisë të sqarojë opinionin publik se pse u largua me urgjencë drejt SHBA, në kohën kur vendi u prek nga dy tërmete të fuqishme, prej të cilëve shumë persona u plagosën dhe disa shtëpi u shkatërruan.

Gjithashtu ai hedh kritika ndaj Ministrisë së Jashtme dhe ndaj zyrës së kryeministrit me pretendimin se nuk ka dhënë detaje për takimin e Ramën me Presidentin e SHBA.

“Eshte detyrim i Kryeministrit, zyres se tij, Ministrise sone te Jashteme te leshonin menjehere nje njoftim zyrtar per ate takim, te njoftojne sa zgjati ai, kush ishte present aty, ku u be, thelbin e ceshtjeve qe u diskutuan ne ate, etj….nqs kjo ndodhi!!!”-shkruan ai.

POSTIMI I PLOTË:

Rama eshte i detyruar te sqaroje opinionin:Ne kulmin e fushates pompoze “antitermet” te kesaj qeverie, Kryeministri u largua me urgjence drejt selise se OKB ne Neë York, ku sipas deklarates se bere do te takonte Presidentin Trump. Me tej deklaroi qe “takimi” u realizua dhe botoi nje foto me Presidentin amerikan….por vetem kaq, megjithese cuditerisht u tha qe gjithecka do shpjegohet ne vazhdim.

Pa asnje dyshim nje takim i tij me Presidentin Trump do te ishte nje ngjarje e shenuar per vendin tone, per maredheniet me kete partner Gjeostrategjik, por edhe per Rajonin ne terresi. Eshte detyrim i Kryeministrit, zyres se tij, Ministrise sone te Jashteme te leshonin menjehere nje njoftim zyrtar per ate takim, te njoftojne sa zgjati ai, kush ishte present aty, ku u be, thelbin e ceshtjeve qe u diskutuan ne ate, etj….nqs kjo ndodhi!!!

Kjo praktike e detyrueshme dhe etike eshte ndjekur jo vetem per nje te tille takim te shume mire pritur e te rendesishem, por edhe per te tjere, psh nje njoftim i tille zyrtar megjithese i cunguar, u be normalisht edhe per takimin me Kryeministrin e Greqise.

Fatkeqesisht deri me sot kur kane kaluar disa dite, ka vetem heshtje te pa justifikuar, qe ne realitet mund te interpretohet gabimisht edhe si nje mos vleresim i Kryeministrit tone per ate “takim”!

Ndersa ne listen e Shtepise se Bardhe te takimeve te Presidentit Trump ne kete sesion te OKB nuk figuron asnje takim me Kryeministrin tone.

Opinioni yne eshte ne pritje te nje sqarimi zyrtare!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: