Gazetari Ergi Picaku ka komentuar sot në një lidhje direkte për News24 mesazhet që ka përcjellë kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij me emigrantët shqiptarë në Londër.
Sipas Picakut, Rama e nisi fjalimin duke kërkuar votën e diasporës për një tjetër mandat, duke u fokusuar në sulmet ndaj opozitës, konkretisht ndaj Sali Berishës dhe Jozefina Topallit, të cilët i cilësoi si “e shkuara” e vendit.
Gjithashtu, Rama bëri thirrje për shqiptarët në Britani që të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri, duke premtuar një plan konkret për ata që do të bëjnë këtë hap.
Gjatë vizitës, pati edhe protestues kundër Ramës, të cilët ai i cilësoi si “diversantë”.