TIRANË- Ashtu siç është bërë zakon çdo të mërkurë, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta, njëherësh aleati i tij kryesor janë takuar sërish.

Takimi i përjavshëm po zhvillohet në ambientet e kryesisë së Kuvendit, aty ku dy liderët diskutojnë për çështjet kryesore politike.

Rama është parë të hyjë në zyrën e Metës pak para orës 09:00, ndërsa takimi i së mërkurës, një ditë para seancës parlamentare është kthyer tashmë në një traditë mes tyre.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: