TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar kokë më kokë me kreun e PD-së Lulzim Basha fill pas tryezës së partive parlamentare. Ishte Rama ai që kërkoi të vijojnë sërish negociatat me kreun e PD dhe një takim kokë më kokë me zotin Basha, por nuk dihet ende se cili do të jetë vendimi.

Burime për “BalkanWeb” thanë se Rama ka deklaruar se SHBA-të nuk janë konsultuar me të në paketën “McAllistër +”. Nga e gjithë kjo, kanë derivuar arsyet se nuk mund të pranojë shtyrjen e zgjedhjeve, për të cilën nuk e ka pranuar si datë, por për negocim.

Ai është shprehur i gatshëm që mund të diskutonte për datën e zgjedhjeve. Ndaj ky diskutim e ka shtyrë kryeministrin që t’i bëjë kërkesë zotit Basha për një takim kokë me kokë, lidhur me faktin se negociatat nuk duhen të bëhen publike

Pak më herët burime nga tryeza parlamentare pohuan se janë të pakta shanset për marrëveshje, kjo pasi kryeministri Rama nuk lëshon 18 qershorin.

(m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: