Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh edhe deputet i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka pritur sot në një takim në kryesi, ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim.

Me anë të një postimi, Gjekmarkaj njofton se kanë diskutuar me kryediplomaten për betejat opozitare dhe sfidat demokratike të vendit.

“Një takim miqësor  e shumë domethënës sot  me Ambasadoren  e SHBA, Zonjën Juri Kim në fillim të stinës se re parlamentare. Shkëmbyem mendime për sfidat demokratike dhe betejat opozitare  si dhe rëndësinë jetike të konsolidimit të marrëdhënieve me  aleatin tonë strategjik ku gjithëkush në politiken shqiptare duhet të ndiejë përgjegjësinë e vet.

Legjitimiteti i institucioneve është kusht i panegociueshëm për konsolidimin e sistemit demokratik dhe progresin e reformave”, shprehet ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb