Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber.
Në një postim në rrjetet sociale, Kryeparlamentarja shprehet se diskutuam për strategjinë e bashkëpunimit, forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin parlamentar dhe progresin e projektit PACEP për modernizimin e funksioneve dhe shërbimeve të Kuvendit, si dhe për ecurinë e Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore, në fuqi nga 1 tetori i vitit të kaluar.
“Bashkëpunimi parlamentar do të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, shprehet Spiropali, duke publikuar edhe disa nga fotot e takimit.