TIRANË- Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është takuar sot me ambasadorin në largim të SHBA-ve Donald Lu si dhe ambasadoren e re Leyla Moses-Ones.

Në një postim në Twitter, Ministri Xhafaj informon për takimin dhe falënderon ambasadorin Lu për mbështetjen ndaj reformës në Drejtësi si dhe Ministrisë së Brendshme e policisë.

“Sot përshëndeta një mik e bashkëpunëtor të përzemërt, timin e të vendit. I urova Ambasadorit Lu një vazhdim të mbarë në detyrën e re që e pret, si dhe i shpreha një falënderim të sinqertë për mbështetjen dhe praninë e palodhur në gjithë punët e mira që kemi bërë në këto vite.
Merita e veçantë e Donald Lu-së në promovimin e disa prej reformave më të rëndësishme të vendit mbetet e padiskutueshme. Mirënjohja ime i shkon veçanërisht vendosmërisë së tij për t’i ndenjur në krah Reformës në Drejtësi, si dhe Ministrisë së Brendshme e Policisë së Shtetit.
Po sot, i urova mirëseardhjen zvAmbasadores se re Leyla Moses-Ones, e cila shoqëronte Ambasadorin Lu. Një bisedë shumë e frytshme ku diskutuam çështje me interes te dyanshëm në fushën e zbatimit të ligjit dhe forcimin e mëtejshëm te bashkëpunimit mes agjensive ligjzbatuese tona”, shkruan Xhafaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb