TIRANË- Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se përfitoi para nga droga të cilat sipas tij, i ka planifikuar për blerje votash.

Në një deklaratë për mediat mbrëmjen e sotme, Ristani tha se ‘droga e bën të papërgjegjshëm Edi Ramën për çfarë thotë dhe çfarë bën’.

“Pasi e ka mohuar për një vit me radhë, tani kërkon të justifikohet para ambasadorëve dhe vendeve të BE, të cilët e konsiderojnë drogën e Shqipërisë një kërcënim për sigurinë. Edi Rama duhet t’i sqaronte sot ambasadorët për:

1. Pse në një vit Shqipëria u mbulua me drogë?
2. Si u ndërtuan 20 pista avionesh për transport droge?
3. Pse dekonspirohen aksionet e prokurorisë dhe nuk arrestohen trafikantët?
4. Pse nuk arrestohet Klement Balilaj i quajtur koka e trafikut të drogës në Ballkan?
5. Sa është sasia ë drogës së prodhuar në terësi kur vetëm nga 02% e sipërfaqes së pashkatërruar, sipas Ramës, janë kapur gati 200 ton.
6. A u tregove ambasadorëve sa para ke përfituar nga droga dhe sa ke planifikuar për blerje votash. Dhe dy pyetje për shown me leterpërgjigjen e Avramopulosit
7. Pse i çove letër Averamopulisit për ti kërkuar ndihmë, pasi droga u korr e u trafikua nga bashkpunëtorët e tu?
8. Pse nuk kërkove ndihmë në sezonin e mbjelljes së drogës dhe deri sa u korr? Po të kishe me vete dhe Roshin e Bushin do ishe me bindës për punët e drogës se ti njihesh si përdorues dhe përfitues, jo kultivues”, deklaron Ristani.

Ai thekson se tashmë është tepër vonë për shown propagandistik me drogën. “Koha e Edi Ramës ka mbaruar bashkë me sezonin e hashashit”, përfundon Ristani.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: