Gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e Unionit Ndër-Parlamentar në Doha, e cila mblodhi sëbashku anëtarë nga më shumë se 170 parlamente të botës, nën moton “për Demokracinë, për këdo”, zhvilluam takime me delegacione të parlamenteve të vendeve të ndryshme.

Tema e bisedave ishte në tërësi bashkëpunimi ndërparlamentar, ndërsa në veçanti me deputetë të vendeve anëtare të BE si Gjermania, Italia, Rumania, Greqia etj shkëmbyem mendime dhe ndamë informacione mbi hapat e hedhura nga Shqipëria në procesin e integrimit Europian????.

Gjithashtu gjatë punimeve të Asamblesë pata një takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste Luis Ayala.

“Në asnjë prej 170 vendeve të Unionit Ndërparlamentar nuk ndodh që opozita të djegë mandatet e popullit në mënyrë aq të papërgjegjshme siç bënë PD dhe partia tjetër më e vogël (LSI) në Shqipëri. Në vend që të bënin opozitë duke kritikuar dhe sjellë alternativën e vet, opozita në Shqipëri, një vend çdo ditë e më shumë pranë BE, ka zgjedhur rrugën e akteve vandale, protestave të dhunshme dhe djegien e mandateve si veprim të paprecedentë në Europë. Opozita mund të kritikonte ashpër qeverinë në Kuvend, madje mund të organizojë edhe protesta paqësore në rrugë, por ajo ka zgjedhur largimin e pakthyeshëm nga asambleja e popullit dhe sulmet e dhunshme ndaj këtij institucioni, por siç jam informuar kanë dhunuar edhe të zgjedhurit në Parlamentin shqiptar. Kjo është jo vetëm dëshmi e qartë e një sjellje anti-institucionale, por edhe një përpjekje për të penguar progresin e arritur nga Shqipëria, sidomos në rrugën e anëtarësimit në BE.

Qoftë dorëheqjet nga mandatet e popullit, qoftë dhuna e opozitës janë të motivuara nga interesi i ngushtë i drejtuesve aktualë të opozitës në Shqipëri, interes i cili nuk ka asgjë të përbashkët me interesin e Shqipërisë dhe as atyre shqiptarëve që kanë votuar opozitën”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm Ayala.

“E vërteta është se opozita, e gjendur në nivelin më të ulët të mbështetjes elektorale (cka vërtetohet edhe nga sondazhet e ndryshme), është e frikësuar nga zgjedhjet e ardhshme vendore. Më i frikësuari është Basha, i cili rrezikon të përballet me humbjen e tretë rradhazi, cka do i hapte probleme serioze brenda në parti. Pikërisht prandaj opozita është e gatshme të bëj cdo gjë, duke përfshirë aktet e dhunshme, bojkotin përfundimtar të institucioneve, cënimin e imazhit të Shqipërisë, rrezikimin e hapjes së negociatave me BE, apo ngadalësimin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik”, u shpreha gjatë takimit.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb