Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kreu i qeverisë italiane Xhuzepe Conte në një konferencë të përbashkët për mediat folën për investimet italiasne në vendin tonë.

Rama deklaroi se investimet italiane në Shqipëri janë të jashtëzakonshme, ndërsa shtoi se situata sot është më e mirë se vite më parë.

Xhuzepe Conte: Ka dëshirë nga italianët që të investojnë në Shqipëri,. Por unë thashë që Shqipëria duhet që të luftojë më tepër në drejtim të korrupsionit, në drejtim të problemeve. Ne duhet që të arrijmë objektiva gjithnjë dhe më ambicioz, duke bërë më tepër me nisma që mund të përfshijnë më shumë investitorë.

Edi Rama: Potenciali për investitorët italianë në Shqipëri është i jashtëzakonshme. Nëse shohim shifrat me vitet më parë, shikojmë se investimet italiane janë shtuar shumë. Ne kemi marrëveshje me një gjigand italian në fushën e naftës dhe të gazit. Por është proces që duhet të kalojë procedurat e duhura.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb