Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me delegacionin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri të Parlamentit Europian. Në këtë takim, Spiropali tha se 15 tetori është një moment historik që dëshmon progresim e padiskutueshëm të Shqipërisë drejt BE.

Kryetari i Komitetit, Marco Tarquinio, e informoi Kryetaren Spiropali mbi ecurinë e mbledhjes së Komitetit dhe diskutimet me kolegët e Kuvendit të Shqipërisë.

Kryetarja e Kuvendit vuri në dukje angazhimin e Kuvendit për të garantuar legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës të procesit të anëtarësimit në BE, si një proces transformues, objektiv strategjik kombëtar dhe prioriteti numër një i Kuvendit, pas mbajtjes së Konferencës së Dytë Ndërqeveritare të 15 tetorit, për vijimin e reformave të pakthyeshme integruese e demokratizuese, garantimin e pavarësisë së pushteteve, mbështetjen e institucioneve të drejtësisë dhe luftën kundër pandëshkushmërisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb