BRUKSEL – Gjatë vizitës së tij në Bruksel, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilloi një konferencë të përbashkët me Donald Trusk. Vuçiç vuri rëndësinë tek integrimi i Serbisë në instancat e Bashkimit Europian. Nga ana tjetër, ai shprehu gatishmëri që qeveria e tij të bashkëpunojë me Shqiptarinë.

“Po punojmë për integrimin tonë në Bashkimin Europian. Marrëdhëniet e mira, kanë rëndësi vendimtare për rajonin. Ndaj, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Shqipërinë.”, -u shpreh gjatë fjalës së tij Vuçiç. Më herët, Vuçic u takua me kryeministrin Edi Rama, ndërsa deklaroi se në fund të muajt maj pritet të vizitojë Shqipërinë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: