Prania e Fredi Belerit si pjesë e delegacionit të eurodeputetëve të Parlamentit Europian që ndodhen në Tiranë për takimin e 18-të të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE solli shumë reagime.

Burime për “BW” bëjnë me dije se grupi parlamentar i PDIU refuzoi dje të merrte pjesë në takimin e zhvilluar me delegacionin e PE-së, per shkak të Fredi Belerit.

Në takim duhej të merrte pjesë në emër të grupit parlamentar, Mesila Doda, por deputetja nuk shkoi në këtë takim.
PDIU eshte artikuluar fort në qëndrimin e vet kundër zgjedhjes së Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës dhe sot eurodeput që përfaqëson Greqinë, pasi sipas PDIU qëndrimet e tij kanë qenë gjithmonë irredentiste ndaj shqiptarëve, kushtetutës dhe shtetit shqiptar.

Sot vijon dita e dytë e takimit dhe në fokus të këtyre takimeve të dyja delegacionet do të diskutojnë dhe ndajnë mendime mbi tema si: sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, liria e medias dhe zgjedhjet, zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi si dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

Ditën e djeshme delegacioni me 10 eurodeputetë zhvilloi takime me kryeministrin Edi Rama, grupet parlamentare të partive politike dhe kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali.

Më pas u procedua me takimin e Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, i cili u bashkëdrejtua nga Toni Gogu, Kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, Kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: