Presidenti i Republikës, Ilir Meta konfirmon takimin me kryeministrin e dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj. Përmes një statusi të shpërndarë në Facebook, Meta shprehet i lumtur që e ka takuar sot në Prishtinë.

Ndër të tjera, Presidenti thotë se është krenar edhe për karakterin frymëzues të Haradinajt.

“I lumtur të takoja sot Kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë. Krenar për karakterin e tij frymëzues!?????”, shkruan Meta.

  • foto galeri

Me këtë status, presidenti konfirmon sërish mbështetjen për Haradinajn. Pak pas dorëheqjes së tij, Meta ishte i pari politikan që deklaroi se besonte në pafajësinë e Haradinajt, të thirrur për të dëshmuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb