TIRANE

Shkëlzen Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për një takim me Kosta Trebickën.

Gazetari Ylli Rakipi, e pyeti se përse u zhvillua ky takim dhe përse Trebicka ndjente nevojën të sqarohej me Shkëlzen Berishën për biznesin e fishekëve.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Zoti Berisha. Një tjetër pikë me rëndësi në problematikën e Gërdecit ,duket që është dëshmia , ose prania e Kosta Trebickës, një biznesmeni kontravers në atë kohë.

Shkëlzen Berisha: Një sqarim. I ndjeri Kosta Trebicka, nuk ka asnjë lidhje me historinë e Gërdecit.

Ylli Rakipi: Jo, ka ai. Sepse ai është përpjekur ta marrë këtë biznes.

Shkëlzen Berisha: Jo. Zoti Trebicka ka patur lidhje me biznesin e shitjes së fishekëve me kompaninë AEY dhe zotin Diveroli. Zoti Trebicka nuk ka asnjë lidhje me historinë e Gërdecit.

Ylli Rakipi: Ju e keni takuar Trebickën. Përse ai kërkoi të takohej me ju?

Shkëlzen Berisha: Për të njëjtën arsye të cilën i ndjeri e ka thënë vetë. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe në prokurori. Të njëjtën gjë e vërteton një person tjetër që ka qenë në të njëjtën tavolinë. Arsyeja e takimit ishte se i ndjeri Trebicka kishte krijuar, ose ishte thënë, se unë isha i përfshir në biznesin e AEY-së dhe unë kisha kërkuar largimin e zotit Trebicka, nga ky biznes. Zoti Trebicka më kërkoi një takim përmes një miku të përbashkët. Jemi takuar të tre. Ështe bisdë e bërë në gjashtë sy dhe në gjashtë veshë dhe të gjithë deklartimet, e mija, të Trebickës dhe të personit të tretë janë të njëjta. Në këtë bisedë i kam bërë të qartë zotit Trebicka, që kjo është krejtësisht e pavërtetë. I kam thënë nëse ke dyshim për këtë, jam i gatshëm të takohemi me këdo që ti mendon se unë jam takuar, që t’i bind se nuk është e vërtetë, është trillim, i kanë gënjyer dhe mashtuar. Sic e tha edhe vetë, në sy tim, ka tentuar të lidhet ne telefon me përfaqësues të AEY në Tiranë. Ka folur me ta, i ka bërë të qartë, gadishmërinë time për t’u ballafaquar me këta persona. Ata nuk kanë dashur të zhvillohet ky takim. Zoti Trebicka, më ka thënë, të falenderoj shumë, jam i bindur që ti nuk ke lidhje me këtë gjë. Jemi ndarë dhe nuk jemi takuar kurrë më.

Ylli Rakipi: Ju nuk e pyetët zotin Trebicka përse kërkonte ta zgjidhte këtë problem me ju? Ku hynit ju këtu?

Shkëlzen Berisha: Sigurisht që e pyeta. Atyre që i kishin thënë zotit Trebicka, unë isha përfshirë në histori dhe i kisha bërë presion pjestarëve të AEY, për ta nxjerrë zotin Trebicka nga biznesi.

Ylli Rakipi: Nga materialet që ne disponojmë, rezulton se Trebicka ka dashur të eleminojë “Evdin ltd”, ndërmjetësin, për ta marrë vetë këtë biznes, për arsye çmimesh.

Shkëlzen Berisha: Është normale, që kur futesh për të zhbërë një shpifje, detyrohesh të futesh në detaje. Por nuk do preferoja të hyja në këto detaje sepse zoti Trebicka nuk jeton më. Nuk më vlen të ndërhyjë, ai nuk është këtu që të flaës vetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: