Gjatë vizitës së tij zyrtare në Francë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka takuar Princin e Monakos.

Në një foto të shpërndarë në Facebook, Meta shkruan se ka patur një takim të mrekullueshëm në Marsejë me Princin Albert II.

Kreu i shtetit shqiptar shkruan se në bisedat e tyre, diskutuan për çështjet e Mesdheut dhe të ruajtjes së mjedisit, ku përmend dhe një projekt të rëndësishëm që merr jetë në Shqipëri.

“Të dashur miq, sot në Marsejë pata një takim të mrekullueshëm me lartësinë e tij, Princin Albert II të Monakos. Diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve tona, sidomos në çështjet e Mesdheut dhe të ruajtjes së mjedisit, ku ai shquhet për përkushtimin dhe angazhimin e tij serioz.

Ramë dakord në veçanti për projektin e rëndësishëm të Sazan-Karaburunit, të cilin ai u angazhua se do ta vizitojë gjatë vitit të ardhshëm,” shkruan Meta.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: