TIRANE

Pas takimit me grupin e pedagogëve në ambjentet e MASR, ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve  Besa Shahini ka dalë në një deklaratë për media. Shahini u shpreh se zgjidhja e problemeve të arsimit duhet të bëhet në Universitet. Në një kohë që pedagogët i kanë dhënë ultimatum deri në darkë për zgjidhjen e kërkesave të tyre, Shahini tha se bojkoti nuk është zgjidhje.

“Më lejoni të ritheksoj edhe një herë që për këtë qeveri apo edhe për mua personalisht, dëgjimi me vëmendje  dhe respekt i kujdo që ka diçka për të thenë , na pëlqen apo jo, është pjesë e punës sonë. Këto ditë kemi takuar grupe pedagogësh dhe studentësh që kanë shprehur mbështetjen për Paktin për Universitetin.

Një grup poedagogësh më kanë dërguar një letër. Në momentin e dërgimit të letrës i mora në telefon dhe i prita në një takim. Në nivel fakulteti me thanë se nuk janë mbledhur asnjëherë 3 vitet e fundit. Adresa e zgjidhjes nuk është këtu, por te Universiteti.

I ftova për të ballafaquar Paktin për Univeristetin, por e bindur që kemi një qëllim të përbashkët. Ishte një shërbim që shërbeu për të sqaruar keqkuptimet. Do i dëgjojmë të gjithë, por do vijojmë  të udhëheqim. Do jetë një kontratë mes akademikeve dhe qeverisë për të çuar lart Ligjin për Arsimin e Lartë. Unë nuk mendoj që bojkoti dhe ultimatumi të jetë zgjidhja e këtij problemi”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb