Kievi ka shprehur indinjatën për udhëtimin e papritur të kryeministrit hungarez Viktor Orban në Rusi, duke u ankuar se autoritetet ukrainase nuk ishin informuar më parë për vizitën.

Orban zbarkoi në Moskë të premten në mëngjes dhe u takua me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar mënyrat për të vendosur një armëpushim të menjëhershëm dhe për të filluar bisedimet e paqes për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.

Në fillim të kësaj jave, ai udhëtoi gjithashtu në Kiev për t’u takuar me Presidentin ukrainas Zelensky dhe zhvilloi diskutime të ngjashme.

Ministria e Jashtme e Ukrainës është ankuar në faqen e saj zyrtare se vendimi i Orban për të udhëtuar në Moskë është “marrë nga pala hungareze pa miratim apo koordinim me Ukrainën”. Ai theksoi se Kievi është kundër çdo negociate në lidhje me konfliktin pa pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë.

“Kujtojmë se parimi i ‘asnjë marrëveshje për Ukrainën pa Ukrainën’ mbetet i pacenueshëm për vendin tonë dhe u bëjmë thirrje të gjitha shteteve që t’i përmbahen rreptësisht atij”, thuhet në deklaratën e ministrisë. “Formula e paqes” e Zelensky është “e vetmja mënyrë realiste për të rivendosur një paqe të drejtë”, shtoi ai.

Udhëtimi i Orban në Moskë është kritikuar edhe nga udhëheqës të tjerë perëndimorë. Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, e vendosur të zëvendësojë Josep Borrell si kryediplomat i BE-së, akuzoi kryeministrin hungarez për “mbjellje konfuzioni” dhe shfrytëzimin e presidencës së rradhës të BE-së, të cilën Budapesti e mori në fillim të korrikut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb