Kreu i Shtetit Ilir Meta shprehet shumë i lumtur nga takimi që ka zhvilluar ditën e sotme me sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger.

Në një postim në “Facebook”, Meta ndan përshtypjet e këtij takimi dhe shkruan se shqetësimi i përbashkët ka qenë për situatën politike në vend duke kërkuar zgjidhje efektive.

“Shumë i lumtur të takoja sot Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, z.Thomas Greminger. Bashkëpunimi intensiv dhe koordinimi është vendimtar për Kryesimin e Radhës së OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020. Shqetësim i përbashkët për situatën aktuale politike në Shqipëri??. Zgjidhje realiste dhe efektive sa më parë të jetë e mundur!”, deklaron Kreu i Shtetit.

Meta Me Sekretarin E Osbe
Meta Me Sekretarin E Osbe

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb