TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarin e Komisionit të Forcave të Armatosura në Senatin Amerikan, Senatorin John McCain, i cili zhvilloi të premten një vizitë zyrtare në vendin tonë. Pas takimit kryeministri ka postuar një foto në rrjetet sociale, ndërsa i cilëson të paharrueshme 120 minutat e këtij takimi.

Rama thotë se McCain është një mik i madh i shqiptarëve.
“120minuta të paharrueshme me një mik të madh të shqiptarëve dhe një mbështetës besnik të Shqipërisë në rrugën e reformave që bëjnë shtet????”, shkruan Rama.

Rama-McCain
Senatori i SHBA John McCain vizitoi Shqipërinë të premten, ku theksoi partneritetin ushtarak SHBA-Shqipëri, rëndësinë e reformës në drejtësi në vend, si dhe përpjekjet për të mundur ISIS.

Senatori McCain, i cili shërben si kryetar i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, u takua me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe udhëheqësin e opozitës Lulzim Basha. Senatori McCain po ashtu vëzhgoi ushtrime ushtarake dhe u takua me anëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

McCain po zhvillon ditët e fundit një tur zyrtar në disa vende të Ballkanit. Para se të zbriste në Tiranë, senatori McCain u ndal në Beograd dhe Prishtinë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: