Erisa Xhixho, zv.Presidente e Partisë së Lirisë, ka postuar në rrjetet sociale informacionin mbi një takim që ka zhvilluar në SHBA, me senatorin demokrat Ben Cardin.

Xhixho shkruan se ka diskutuar me senatorin demokrat mbi demokracinë, lirinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme si vlera të rëndësishme për Amerikën, ndava shqetësimet për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria.

“Mungesa e shtetit ligjor si rezultat i kapjes së shtetit dhe korrupsioni galopant kanë dëmtuar rëndë funksionimin e demokracisë në vend”, shkruan Xhixho.

Postimi nga Erisa Xhixho

Takim me senatorin Demokrat, Ben Cardin

Në diskutimin me të mbi demokracinë, lirinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme si vlera të rëndësishme për Amerikën, ndava shqetësimet për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria.

Mungesa e shtetit ligjor si rezultat i kapjes së shtetit dhe korrupsioni galopant kanë dëmtuar rëndë funksionimin e demokracisë në vend.

Pa zgjedhje të lira, konsolidimi i demokracisë dhe progresi i vendit bëhet i pamundur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb