Përfundon takimi mes ambasadorit të BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca dhe krerëve të partive të vogla, aleatë të Partisë Demokratike.


Takimi pranë zyrave të BE-së në Tiranë, që kishte në fokus situatën politike, ka zgjatur një orë.


Në takim merrnin pjesë krerët e LZHK, PAA, PBDNJ, PDK, PR, ndërsa në përfundim të tij kreu i PR-së, Fatmir Mediu u shpreh se do t’i kërkojnë një takim kreut të shtetit, Ilir Metës.


Sipas tij, Meta duhet të thërrasë një tryezë diskutimi ku të marrë pjesë opozita dhe mazhoranca. Nuk dimë nëse janë konsultuar me Bashën paraprakisht, apo kjo lëvizje e tyre vjen si pasoj♪7 e takimit me Sorecën.

Kujtojmë që takimi i tyre me Sorecën u zhvillua pas firmosje së marrëveshjes me dhjetë pika me Partinë Demokratike, për të mos lejuar më që në vend të mbahen zgjedhje farsë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb