Drejtuesi politik në Qarkun e Beratit, Eno Bozdo ka zhvilluar një takim me strukturat e PD në Kuçovë, në prag të mosbindjes civile të 29 tetorit. Detajet e takimit Bozdo i ka ndarë përmes një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se opozita ka nisur një aksion politik për të realizuar qeverinë teknike të cilat mundësojnë, sipas tij, zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ai i konsideroi zgjedhjet e ardhshme parlamentare të një rëndësie jetike për Shqipërinë pasi qytetarët duan një vend pa krim dhe korrupsion, tha ai.
“PD dhe opozita e bashkuar do t’i prije ndryshimit të madh të shumëpritur nga të gjithë. Në emër të dinjitetit dhe të ardhmes së vendit, bashkohuni me ne ditën e martë, 29 tetor, ora 17.00, në mosbindje civile përballë regjimit!”, ka thënë ai.
Postimi
Ndryshimi vjen nga Kuçova!
Në takimin me strukturat drejtuese të degës së PD Kucovë, sëbashku me zt. Kasem Mahmutaj dhe zt. Nertil Pasho, u diskutua për organizimin e protestës së datës 29 tetor. Kjo protestë është pjesë e aksionit politik të Partisë Demokratike për të mundësuar qeverinë teknike si dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë të një rëndësie jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët. Shumica absolute e shqiptarëve duan një Shqipëri normale, pa krim dhe korrupsion, pa Edi Ramën që është shkaktari kryesor për zhbërjen dhe rrënimin e Shqipërisë në dekadën e fundit. PD dhe opozita e bashkuar do t’i prije ndryshimit të madh të shumëpritur nga të gjithë. Në emër të dinjitetit dhe të ardhmes së vendit, bashkohuni me ne ditën e martë, 29 tetor, ora 17.00, në mosbindje civile përballë regjimit!
(BalkanWeb)