WASHINGTON

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me ftesë të homologut të tij amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Washington.


Presidenti Erdoğan në bazën e forcave ajrore të SHBA-ve Andrews u prit nga ambasadori turk në Washington, Serdar Kılıç, përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në Kombet e Bashkuara (OKB), Feridun Sinirlioğlu, shefi i protokollit të SHBA-ve, Cam Henderson dhe përfaqësues të tjerë.


Presidenti Erdoğan shoqërohet nga e shoqja e tij Emine Erdoğan, ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe i Financave, Berat Albayrak, ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, zv/kryetari i AK Partisë, Mahir Ünal, zëdhënës i AK Partisë, Ömer Çelik, shefi i komunikimeve të presidencës turke, Fahrettin Altun, si dhe zëdhënësi i presidencës turke, İbrahim Kalın.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: