Ata ishin rivalë pak ditë më parë, por sot Barack Obama dhe zonja e parë Michelle pritën presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe gruan e tij, Melania, në Shtëpinë e Bardhë.

Melania Trump hyri në Shtëpinë së Bardhë për t’i zënë vendin Michelle Obamës, ndërsa “The Guardian” shkruan sot se ajo do ta ketë të vështirë të zëvendësojë tek publiku njërën nga zonjat më të popullarizuara në Amerikë, e cila p%rflitet edhe si kandidate për postin e Presidentes në 2020.

Ndërsa Michelle është kthyer në frymëzim për gratë në gjithë botën me fjalimet e saj, Melania Trump ka dhënë vetëm disa, dhe është përballur me akuzat se ka kopjuar të paktën dy nga Michelle.

Takimi i dy zonjave ndodhi në të njëjtën kohë që u takuan edhe Donald Trump me Barack Obamën një ditë pasi kandidati republikan mundi demokraten Hillary Clinton në zgjedhje.

Mediat thonë pikërisht se Obamat ishin ata që e qujtën Donald Trump kandidatin e “papërshtatshëm” për për Presidencën, ndërsa sot janë “detyruar” t’ju dorëzojnë Shtëpinë e Bardhë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb