Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, u shpreh se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i frikësohet një takimi me presidentin Aleksandër Vuçiç.

Sipas mediave serbe, Bërnabiç shtoi se kjo është edhe arsyeja se përse Kurti nuk dëshiron dialog.

“Mendoj se edhe një herë është treguar pa mëdyshje se Kurti nuk dëshiron dialog, asnjë bisedë. Ai po ashtu me këtë gjest ka përsëritur se nuk ka ndërmend të zbatojë marrëveshjen e Brukselit, të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe, dhe përshtypja ime është se ai nuk duhet të ulet përballë presidentit Aleksandër Vuçiç, sepse ai ka argumente, nuk ka frikë të thotë të vërtetën dhe nuk turpërohet të kërkojë përgjigje. Ai kërkon të dëgjojë kur të nënshkruhet marrëveshja e Brukselit , do të zbatohet”, deklaroi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb