Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën me dije se ‘ky takim kishte në fokus diskutime mbi ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në Shqipëri, me theks të veçantë në përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në qershor 2018 për të mundësuar çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE pas miratimit të metodologjisë së re të negociimit’.

Gjithashtu, të dy homologët diskutuan edhe për një varg veprimesh të përbashkëta në funksion të riparimit e rindërtimit të hapësirave të dëmtuara nga tërmeti.

Në një reagim në ‘Facebook’ Cakaj shprehu mirënjohjen e veçantë për mbështetjen e pakursyer të Greqisë për Shqipërinë që prej orëve të para të pas termetit e deri tani që po vazhdon me përkushtim të fortë dhe rezultate konkrete.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: