Takimi mes Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit kokë më kokë në Reçicë të Tetovës ka qenë me tone të larta. Lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit dukej i dëshpëruar pasi Ahmeti nuk ka lëshuar pe në kërkesat e tij sa i përket shqipes si gjuhë zyrtare.

Zoran Zaev pas takimit me liderin e BDI-së Ali Ahmeti në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël, theksoi se jemi pranë marrëveshjes, dhe se nuk do të ndryshohet Kushtetuta, shkruan Tetovasot.

“Dëshira e LSDM-së është që të kemi zgjidhje kushtetuese për përdorimin e zgjidhjes. Ne nuk duhet të lejojmë asgjë që është jashtë Kushtetutës. Në qoftë se ne kemi dallime, do ta shtyjmë për 6 muaj dhe do të duhet një debat publik që qytetarët të vendosin”, tha Zaev.

Nga ana tjetër Ahmeti ishte i prerë në qëndrimet e partisë së tij ku BDI nuk do të lëshoj pe në kërkesat e shqiptarëve. Ai gjithashtu theksoi se sonte është biseduar për dallimet që ka BDI dhe LSDM e jo për nënshkrimet që nënkuptohej se s’ka qeveri pa shqipen.

Sipas Ahmetit do të gjithë pikat sërish do të diskutohen në këshillin qendror të BD-së për nënshkrimet nëse do tia japin LSDM-së dhe për pikat tjera.

Ahmeti në fund theksoi se përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe është i garantuar me Kushtetutë, dhe dallimet që i kanë me LSDM nuk janë të mëdha, duke lënë hapësirë për takime te tjera me Zoran Zaevin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: