BEOGRAD- Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se nesër në takimin që mbahet në Romë, së bashku me ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Italisë do të diskutojë për tema të pakëndshme, sipas mediave kosovare.

Kryesisht do të diskutohen tema që kanë të bëjnë me stabilitetin në rajon.

“Tema ka të bëjë me dëshirën e Italisë që të ndihmojë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë, pasi Italia ka marrëdhënie të mira me të dyja shtetet”, ka thënë Daçiç më tej.

Kryediplomati serb ka theksuar se në këtë takim duhet evituar kthimi në të kaluarën, pasi duhet punuar në rrugën e përbashkët drejt integrimit evropian.

“Natyrisht se do të bisedojmë edhe për temat e pakëndshme, mirëpo kjo është pjesë e politikës së jashtme. Duhet të kërkojmë për ato tema në të cilat të gjejmë zgjidhje, pasi mjaft mirë e dimë se për çfarë nuk pajtohemi”, ka thënë Daçiç.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: