IZRAEL
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të shkojë në Moskë të enjten për të takuar presidentin rus Vladimir Putin, tha Zyra e Kryeministrisë së Izraelit këtë të martë.
Dy liderët politikë do të takohen vetëm disa ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve në Izrael. Zgjedhjet në shtetin izraelit mbahen më datë 9 prill, ku Netanyahu sfidohet nga një kandidat tejet i fortë. Sipas asaj që është thënë nga Zyra e Kryeministrisë izraelite, liderët kanë folur në lidhje me situatën në Siri, ku Asad po mban pushtetin në një situatë jo të zakontë, shkruan “Reuters”.
Izraeli “frikësohet” nga fuqizimi i mëtejshëm i Hezbollahut, si dhe sulmet që mund t’i vijnë nga Siria. Gjithashtu takimi mund ta ndihmojë Netanyahun në zgjedhjet izraelite.
(d.xh/ BalkanWeb)