Pas mbarimit të seancës së përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë në Prishtinë, kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti kanë zhvilluar një takim të shkurtër. Burime bëjnë me dije se Rama dhe Kurti qëndruan në zyrën e këtij të fundit vetëm 4 minuta.

Gazetari Osman Stafa raporton se sipas burimeve në takim është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Pas firmosjes së marrëveshjes, dy delegacionet iu drejtuan drekës së përbashkët.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb