Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti komentoi sot në mbrëmje në studion e “A Show” takimin që zhvilloi me Presidentin Ilir Meta dhe ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Ai tregoi se çfarë i bashkonte me ta si dhe shqetësimet që kishin ndarë bashkë.

Albin Kurti: Po, me Metën ndajmë shqetësimin tonë për situatën në Ballkanin Perëndimor, ku janë 6 shtete me 4 superfuqi sipër. Shtetet janë Bosnja, Mali i Zi Shqipëria. Kosova dhe Serbia, kurse katër fuqitë janë SHBA, BE, Rusia dhe Turqia. Mendoj që nuk jemi larg në idenë e nevojës për një aleancë ballkanike nga Sllovenia e Kroacia deri tek Bullgaria që depërtimi serbo-rus të ndalet.

Adi Krasta: Ai komentoi po ashtu edhe takimin me ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati?

Albin Kurti: Njihemi kaherë, kemi shumë ide të përbashkëta, kam shumë respekt për punën e tij dhe një lloj çiltërsie që nuk e has tek politikanët e tjerë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb