Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një takim të shkurtër me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Paris.

Sipas mediave serbe, Kremlini ka bërë të ditur detajet e një takimi të tillë. Duke iu referuar burimeve nga Kremlni ato shkruajnë se Putin i ka thënë Thaçit se Prishtina duhet të arrijë një konsensus me Beogradin duke shtuar se Rusia do të mbështesë një vendim të përbashkët mes dy vendeve.

“Nuk ishte një takim klasik. Ishte një bisedë në margjinat e ngjarjes. Putin foli me një numër të madh pjesëmarrësish në ngjarjet e mbajtura në Paris gjatë 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Thaçi ishte një prej tyre. Ata me të vërtetë i dhanë dorën njëri-tjetrit dhe u fotografuan”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i liderit rus, Dmitry Peskov.

“Natyrisht, Putin tërhoqi vëmendjen se është e nevojshme para së gjithash të gjendet një konsensus me Serbinë. Kjo është gjëja kryesore. Dhe natyrisht, ai tha se ne do të mbështesim marrëveshjen e arritur nga vetë palët. Nuk mund të jetë ndryshe”, ka shtuar zëdhënësi i presidentit rus.

Mediat serbe gjithashtu citojnë deklaratën e presidentit të Kosovës, se “takimi me Putinin i kishte munguar Kosovës në skenën ndërkombëtare” dhe se kjo është “një arritje e madhe” për diplomacinë kosovare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb