Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan është shprehur se po punohet për të vendosur për orën dhe vendin e takimit mes presidentëve të Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ai tha gjithashtu se Rexhep Tajip Erdogan dëshiron dhe do ta vizitojë Sirinë kur të plotësohen kushtet.
“Asgjë nuk është finalizuar, puna jonë për këtë çështje vazhdon. Nëse takimi do të bëhet në Turqi apo në SHBA, kur do të bëhet, këto janë çështje për të cilat ministritë tona po punojnë aktualisht”, tha ministri i Jashtëm turk në lidhje me takimin Trump-Erdogan.
Në një deklaratë për shtyp, në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalia, Hakan Fidan theksoi gjithashtu se presidenti Erdogan në përgjithësi synon të vizitojë Sirinë.
“Ne vazhdojmë punën tonë për këtë çështje. Kur të plotësohen kushtet, presidenti ynë do të vizitojë Sirinë”, përfundoi ai.
(BalkanWeb)